Tensionet mes Washingtonit dhe Pekinit vijojnë të thellohen ndërsa presidenti Donald Trump ka deklaruar sërish se Kina duhet të mbajë përgjegjësi për shpërthimin e pandemisë në të gjithë botën.

DONALD TRUMP

PRESIDENT I SHBA

“Ajo çfarë na ndodhi ishte totalisht e parandalueshme. Kina mund ta kishte izoluar virusin në burim por nuk e bëri. Arritën ta ndalonin të mos shkonte në pjesë të tjera të vendit por e lanë të qarkullonte në Europë dhe në të gjithë botën. Mund t’ju them vetëm se jemi me fat që unë mbylla udhëtimet. Kina duhet të mbajë përgjegjësi për atë që ka bërë, e ka goditur shumë rëndë të gjithë botën. Duhet të mbajë përgjegjësi.”

Për më tepër, kreu i shtëpisë së bardhë i është referuar organizatës botërore të shëndetësisë si një kukull në duart e Kinës dhe i ka dhënë ultimatum të provojë të kundërtën brenda 30 ditëve. Ndryshe rrezikon të humbasë miliona dollarë. Në një letër drejtuar kreut të organizatës, Donald Trump kritikon përgjigjen e OBSH-së ndaj koronavirusit, që nga shfaqja e tij në muajin dhjetor.

Presidenti amerikan ka shkaktuar sërish polemika edhe mbi përdorimin e ilacit kundër malaries, hidroksiklorokuinën. Ai ka thënë se e përdor edhe vetë prehj javësh dhe sugjeron se nuk është i dëmshëm për pacientët me koronavirus.

“Do të surprizoheni se sa shumë njerëz e përdorin hidroksiklorokuinën, sidomos punonjësit e vijës së parë. Edhe unë e kam marrë. Vazhdoj ta marr që prej disa javësh tashmë. Askush nuk do pësojë dëm, është në qarkullim për më shumë se 40 vjet, edhe shumë doktorë e marrin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *