E shtunë, 19 Shtator 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Trump do të kërkojë rinumërim të votave në Wisconsin

epa08374283 US President Donald J. Trump listens during a coronavirus task force news conference at the White House in Washington, DC, USA, 20 April 2020. EPA/Tasos Katopodis / POOL

Presidenti në detyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është i bindur se votat po manipulohen. Për këtë arsye, ai do të kërkojë rinumërim të votave në Ëisconsin. Bill Stepien, menaxher i fushatës Trump 2020 e bëri të ditur diçka të tillë.

 

“Pavarësisht sondazheve publike qesharake të përdorura si një taktikë e shtypjes së votuesve, Ëisconsin ka qenë një garë e rrallë, siç e dinim gjithmonë se do të ishte. Ka pasur raporte të parregullsive në disa qarqe të Wisconsin”, u shpreh ai.

 

Në Wisconsin, me një diferencë fare të vogël, po kryeson Joe Biden. Ky i fundit është drejt fitores edhe në Michigan e Nevada. Kurse Trump kryeson në Georgia, Pensilvani dhe Karolinën e Veriut.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh