Trump do të kandidojë një grua në Gjykatën e Lartë, rrezikohen balancat

KUSH ESHTE KANDIDATJA E TRUMP PER GJYKATEN E LARTE
Ndërsa mbeten vetëm pak javë para zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit, kreu i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump ka premtuar se do të zëvendësojë shumë shpejt anëtaren e Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg e cila u nda nga jeta dy ditë më parë.
DONALD TRUMP, PRESIDENT I SHBA
“Plotësoje atë vend, kjo është kërkesa juaj dhe ne atë do të bëjmë. Shtëpia e Bardhë dhe shumica në Senat kanë detyrimin moral që të mbajnë premtimin. Do të jap kandidaturën javën e ardhshme dhe do të jetë një grua. Mendoj se duhet të jetë një grua sepse më duhet ta them, më pëlqejnë gratë më shumë se sa burrat.”
Aktualisht gjykata e lartë ka një shumicë konservatore 5 me 3 ndërsa emërimi është i përjetshëm. Vendi i mbetur bosh, i jep Presidentit Donald Trump një mundësi për të emëruar një tjetër konservator në gjykatën më të lartë të vendit dhe për ta zhvendosur edhe më shumë nga e djathta, balancën e saj.
Me vdekjen e gjykatëses Ginsburg, Presidenti Trump mund të bëjë diçka që asnjë president nuk e ka bërë prej dekadash, të zëvendësojë një anëtare demokrate me një anëtare republikane.
Hera e fundit që kjo ndodhi ishte në vitin 1991 kur Presidenti republikan, George Bush emëroi gjykatësin konservator Clarence Thomas për të zëvendësuar ikonën liberale, Thurgood Marshall.




