E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump dhe Xi: Pikënisje e re në marrëdhëniet SHBA-Kinë

Presidenti amerikan Donald Trump u takua në Florida me homologun kinez Xi Jinping. Pas takimit ai tha për gazetarët se në bisedime është shënuar progres i madh dhe se mes tyre po ndërtohet një marrëdhënie shumë e mirë. Trump shprehu besim se dy palët do të shënojnë përparim në zgjidhjen e shumë çështjeve mes dy vendeve, por pa dhënë detaje të bisedimeve, por sekretari i shtetit Tillerson sqaroi se presidentet kane rene dakord te rrisin bashkëpunimin per te bindur Korenë e Veriut te frenoje programin bërthamor. Trump ka pranuar nje ftese per te vizituar kinën. Sipas nje deklarate të Ministrisë së Jashtme Kineze, presidenti Xi Jinping tha se kishte 1 mijë arsye që të përmirësojnë raportet dhe asnjë arsye për t’i prishur ato.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë