Presidenti i amerikan Donald Trump dhe homologu i tij kinez, Xi Jinping, kanë rënë dakord të mos aplikojnë tarifat e reja tregtare për 90 ditë, kohë gjatë të cilës do të mbahen bisedime.

 

Sipas një njoftimi zyrtar nga Shtëpia e Bardhë, bëhet me dije se Uashingtoni ka rënë dakord për të mos ngritur tarifat ndaj produkteve kineze në janar. Gjithashtu nuk do të ndryshojë as tarifa e vendosur prej 10 përqind për 200 miliardë dollarë vlerë produkte të Kinës, nuk do të ndryshojë.

 

Edhe zëvendësministri i Tregtisë në Qeverinë e Kinës, Wang Shouëen, tha se të dy liderët kanë vendosur të mos zgjërojnë tarifat.

 

Marrëveshja u arrit pas më shumë se dy orë bisede në një darkë në mes të dy liderëve, të mbajtur në kuadër të samitit G20 të liderëve në Argjentinë.

 

Lufta tregtare në mes të dy vendeve filloi këtë vit kur Trump vendosi tarifa ndaj çelikut të importuar nga Kina me vlerë më të madhe se 250 miliardë, si dhe produkte të tjera. Këto tarifa ndikuan edhe në tregun ndërkombëtar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *