Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, mbajti fjalimin e dytë para kongresit mbi gjendjen e vendit, vetëm disa ditë pas hapjes së qeverisë. Kreu i shtëpisë së bardhë u fokusua në mbrojtjen e interesave të qytetarëve amerikanë.

 

Donald Trump: “Shumë prej nesh bënë fushatë me të njëjtat premtime: mbrojtje të vendeve të punës dhe tregti e drejtë për punëtorët amerikanë; rindërtimi dhe përmirësimi i infrastrukturës së vendit; ulja e çmimeve për kujdesin shëndetësor dhe ilaçet; krijimi i një sistemi të emigracionit që është i sigurtë, i ligjshëm dhe modern, si dhe një politikë e jashtme që vë në plan të parë interesat e Amerikës. Mundësi të reja i paraqiten politikës amerikane me kusht që të kemi kurajon që t’i shfrytëzojmë. Fitorja nuk kërkon që të shënojë pikë partia jonë. Fitorja arrihet kur fiton vendi.”

 

Trump kërkoi bashkim dhe e quajti te domosdoshëm ndërtimin e murit me Meksikën.

 

“Asgjë nuk e dëshmon më qartë ndarjen e thellë mes klasës politike dhe klasës punëtore amerikane se sa imigracioni. Sot ju bëj thirrje të mbroni kufirin jugor të vendit tonë në emër të dashurisë për njerëzit tanë. Politikanë që jetojnë në lagje të mbrojtura, pas hekurave, nuk duan t’ia dinë për klasën punëtore amerikane që preket nga mbingarkimi i shkollave, i spitaleve, rreziku ndaj jetës, ndërkohë që pagat e tyre dëmtohen nga konkurrenca e emigrantëve”.“Thënë më thjesht, muret funksionojnë dhe muret shpëtojnë jetë. Prandaj, le të punojmë së bashku, të bëjmë kompromis, dhe të arrijmë një marrëveshje që do ta bëjë vërtet më të sigurtë Amerikën.”

 

Presidenti amerikan foli edhe për Rusinë, duke siguruar shtetet e bashkuara po zhvillojnë një sistem për mbrojtjen nga raketat të modernizuar, pas tërheqjes nga traktati për armët bërthamore. Donald Trump u shpreh optimist për arritje e një marrëveshjeje për tregtinë me Kinën marrëdhëniet me te cilën janë përkeqësuar shume gjate muajve te fundit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *