E enjte, 17 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump bën thirrje për protestë: Ejani në Uashington në datën 6 janar!

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikes, Donald Trump paralajmeron protestë të madhe me 6 janar në Uashington. Në një postim në rrjetet sociale kreu i Shtëpisë e Bardhë u beri thirrje amerikanëve që t’i bashkohen tubimit, teksa kembenguli edhe një herë se ai është fituesi i zgjedhjeve presidenciale.

 

“Statistikisht është e pamundur që të kem humbur Zgjedhjet 2020. Protestë e madhe në Uashington me 6 janar. Ejani atje, do të jetë një protestë e madhe! ”

 

Më 6 janar në Kongresi numërohen zyrtarisht votat e Kolegjit Zgjedhor. 40 padi gjyqësore janë ngritur nga ekipi i presidentit Trump për të kundershtuar rezultatin e zgjedhjeve, por gjykata i ka rrezuar te gjitha me  pretendimin se nuk ka prova të mjaftueshme. Më 20 janar, Joe Biden dhe nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris pritet të bëjnë betimin në shkallët e Kapitolit.

 

 

 

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh