E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump: Arrihet marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka njoftuar se është arritur marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Trump në Truth Social.

“Kemi një marrëveshje për pengjet në Lindjen e Mesme. Ata do të lirohen shkurt. Faleminderit”, shkruan ai.

Gjithashtu një zyrtar është shprehur për BBC se marrëveshja u arrit pas takimit të kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamasit.

Reklamë

“Armëpushimi në Gaza dhe marrëveshja për lirimin e pengjeve u arrit pas takimit të kryeministrit të Katarit me negociatorët e Hamasit dhe më vete me negociatorët izraelitë në zyrën e tij”, u shpreh ai, shkruan BBC.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë