E martë, 24 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 8 minuta më parë
Bota

Trump apel Arabisë Saudite: “Rrisni prodhimin e naftës për të ulur çmimin”

Presidenti i SHBA, Donald Trump, i ka kërkuar Arabisë Saudite të rrisë ndjeshëm prodhimin e naftës për të luftuar koston në rritje të karburantit.

 

Shefi i shtëpisë se bardhe me anë të një postimi në twitter i kërkoi  Mbretit Salman që te çojë prodhimin e naftës deri në dy milionë fuçi në ditë.

 

Reklamë

Sipas tij këto masa janë të nevojshme  për shkak të “trazirave dhe anomalisë në Iran dhe Venezuelë”.

 

Gjithashtu Agjencia e Shtypit të Arabisë Saudite konfirmoi se Presidenti Trump dhe Mbreti Salman kishin biseduar me telefon me qëllim ruajtjen e  stabilitetit në  tregut e naftës.

 

Çmimet  u rritën javën e kaluar, pjesërisht për shkak të planeve të SHBA.-së për të rivendosur sanksionet ndaj Iranit, një prodhues i madh i naftës.

 

Arabia Saudite është eksportuesi më i madh në botë i naftës dhe vetëm në muajin maj prodhoi rreth 10 milionë fuçi në ditë.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë