Personazhi në foto është kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau.

 

Fotografia ku kryeministri kanadez shfaqet I veshur si “Aladini” dhe I lyer me make-up për të ndryshuar ngjyrën e lëkurës së tij, është shkrepur në vitin 2001 në një festë Ëest Point Grey Academy ku ai jepte mësim. Fotoja e Trudeau është ende në librin vjetor të vitit shkollor 2000-2001, si kujtim i festës “Netët Arabe”.

 

Por një foto e tillë ka shkaktuar shumë debate për racizëm, ndersa qytetarët do t’i drejtohen kutive të votimit më 21 tetor. Publikimi i fotos nga gazeta amerikane “Time” e ka detyruar Trudeau të kërkojë falje para mediave për veprimin e tij.

 


JUSTIN TRUDEAU

 


KRYEMINISTER I KANADASE

 

 

“E marr përgjegjësinë për vendimin tim për t’u transformuar ashtu. Nuk duhet ta kisha bere dhe duhet të mendohesha më mirë. Nuk e kam menduar se është raciste në atë kohë, por tani e kuptoj dhe më vjen keq. Në vitin 2001 ku unë isha mësues mora pjesë në një ballo që ishte ‘Nata Arabe’. Une u vesha me një kostum arab dhe vendosa make-up. Nuk duhet ta kisha bërë.”

 

 

Trudeau ka nisur fushatën për zgjedhjet e përgjithshme më 21 tetor e një foto e tillë duket se i ka hapur probleme. Rivali i tij, Andreë Scheer, udhëheqës i Partisë Konservatore, tha se Trudeau nuk është i përshtatshëm për të qeverisur vendin dhe se lyerja e fytyrës me të zezë është një akt talljeje e racizmi.Edhe lideri i Partisë Demokracia e Re në Kanada, Jagmeet Singh, kitikoi kryeministrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *