Një tjetër ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e sotme në Vushtri të Kosovës. Mediat në Kosovë raportojnë për një vrasje të dyfishtë.
Dyshohet se një burrë ka qëlluar mbi një grua dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Stanoc të Vushtrisë.
Lexo edhe :
Related Posts
Raportohet se pronari i një furre buke ka vrarë punëtoren e tij dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Autori është identifikuar si Arsim Morina.
Sipas raportimeve të para, Morina ka qëlluar me armë një grua, që dyshohet se ishte punëtorja e furrës së tij të bukës dhe më pas ka qëlluar veten.
Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë që raportohet pa u bërë ende 24 orë në Vushtri, pasi mbrëmjen e kaluar një 19-vjeçar vrau bashkëmoshatarin e tij pas një sherri për një vajzë.







