E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tronditet Peqini/ Ekzekutohet 35 vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Gjoçaj në Peqin.

 

Policia njofton se në rrethana ende të paqarta dyshohet se është vrarë me armë zjarri, në rrugë, shtetasi A. B., rreth 35 vjeç.

 

Reklamë

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Ndërkohë është rrethuar zona dhe vijon krehja e saj për të bërë të mundur kapjen e autorit/ëve.

 

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, sekuestrimin e çdo prove të mundshme materiale që shërben për identifikimin e autorëve”, njofton policia.

Më shumë video

Reklamë