E martë, 22 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tronditet Greqia, dy tërmete të fuqishme njëri pas tjetrit

Dy tërmete të fuqishëm janë ndjerë pak më parë në Greqi. I pari ishte me magnitudë 5.2 i shkallës Rihter dhe i dyti 5.7.

Epiqendra e saktë ndodhet 25 kilometra në lindje të Strofades. Banorët e zonës kanë dalë në rrugë për arsye sigurie.

Sipas matjeve të Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare,  epiqendra ka qenë në zonën detare, 36 kilometra në perëndim të Filiatra, Messinia.

Termetet e forta janë ndjerë edhe në ishullin e Kretës. Nga goditjet e tërmeteve nuk raportohet për persona të lënduar.

Reklamë

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë