E diel, 27 Shtator 2026 Zilia deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tronditet Franca, të shtënat me armë shënojnë një viktimë dhe një të plagosur

Një person u vra dhe një tjetër u plagos në një incident me të shtëna të martën në Mulhouse, Francën lindore, pranë kufirit me Gjermaninë dhe Zvicrën. Sipas BFMTV, ngjarja ka ndodhur pranë gjykatës së qytetit.

Dy persona që hipnin në një skuter u qëlluan nga një makinë që kalonte, e cila më pas u braktis jashtë gjykatës. Policia franceze dyshon se bëhet fjalë për një larje hesapesh.

Siç është bërë e ditur, një i dyshuar është arrestuar dhe i është gjetur një armë, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh