Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 August 2026
Vizion fokus

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump: SHBA ka...

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në kohë lufte,...

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë në bastisjen...

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur...

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi 8 herë...

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e Ngushticës Bab...

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë dhe Portugali,...

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend të ri...

Itali/ U kap me pako kokaine në trup e...

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po ndikojnë në...

Tronditen zyrtarët/ SPAK dhe BKH “dorë të lirë” në llogaritë e tyre bankare

9 Korrik 22:14

Struktura e Posaçme Antikorrupsion dhe Byroja Kombëtare e Hetimit do të kenë akses të kontrollojnë lëvizjet në llogaritë bankare të zyrtarëve. Kjo falë një vendimi të marrë nga Këshilli i Ministrave këtë të premte.

 

Sipas vendimit, akses të plotë në llogaritë bankare do të kenë edhe Shërbimi Informativ i Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, Prokuroria e Përgjithshme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

 

Kurse institucione të tjera të drejtësisë, si ILDKP, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganeve dhe Drejtoritë e Taksave dhe Tarifave do të kenë akses të kufizuar. Çdo lëvizje e parave të zyrtarëve do të jetë në “lupën” e tyre.

 

 

VENDIMI I PLOTE

 

RREGULLAT E AKSESIT TË SUBJEKTEVE TË INTERESUARA NË BAZËN E TË DHËNAVE TË REGJISTRIT QENDROR TË LLOGARIVE BANKARE

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 4, të nenit 5, të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

  1. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

 

  1. Ky vendim ka për qëllim të përcaktojë nivelin e aksesimit të subjekteve të interesuara, të përcaktuara në pikën 10, të nenit 4, të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, në bazën e të dhënave shtetërore, Regjistri Qendror i Llogarive Bankare dhe i kasetave të sigurisë, në vijim Regjistri, në përputhje me parashikimet e nenit 4, të ligjit nr.10325, datë 23.9.2010, “Për bazat e të dhënave shtetërore”, si dhe të pikës 2, të nenit 1, të vendimit nr.945, datë 2.11.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores “Administrimi i sistemit të bazave të të dhënave shtetërore””, të ndryshuar.

 

  1. Në përputhje me nenin 6, të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit garantojnë funksionimin normal, pa ndërprerje të Regjistrit Qendror të Llogarive Bankare dhe i kasetave të sigurisë.

 

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve garanton funksionimin e përditësuar të Regjistrit Qendror të Llogarive Bankare dhe i kasetave të sigurisë.

 

  1. Institucionet financiare janë përgjegjëse për saktësinë dhe plotësinë e të dhënave të raportuara në Regjistër.

 

  1. KRITERET PËR PËRDORIMIN E REGJISTRIT DHE AKSESIN PËR PËRDORUESIT

 

  1. Aksesi i subjekteve të interesuara në regjistrin qendror të llogarive bankare kryhet drejtpërdrejtë në mënyrë elektronike përmes të dhënave për përdoruesin dhe kodin hyrës.

 

  1. Subjektet e interesuara, sipas pikës 10, të nenit 4, të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, përcaktojnë përdoruesit që do të kenë akses në të dhënat e këtij Regjistri, bazuar në kriterin nevojë për njohje.

 

  1. Kërkesa me shkrim për pajisjen me kodin hyrës i paraqitet Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, duke bashkëlidhur për secilin përdorues të dhënat sipas aneksit 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

 

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pajis me kod hyrës secilin përdorues brenda 5 (pesë) ditëve nga marrja e kërkesës me shkrim.

 

  1. Kodet hyrëse nuk mund t’u bëhen të ditur personave të tretë, të ndryshëm nga përdoruesit.

 

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimi Informativ i Shtetit paraqesin kërkesë për pajisje me kodet hyrëse pa zbuluar identitetin e përdoruesit. Në këtë kuptim, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimi Informativ i Shtetit do të jenë mbajtës/përgjegjës të kodeve hyrëse dhe me akt të brendshëm duhet të bëjnë identifikimin e kodit me përdoruesin.

 

  1. Përdoruesit duhet të përdorin të dhënat e përfituara nga regjistri vetëm për qëllime të përmbushjes së detyrave funksionale, duke zbatuar legjislacionin në fuqi.

 

  1. Ekstrakti i rezultatit të kërkimit në regjistër mundësohet on-line menjëherë dhe mund të shkarkohet apo të printohet nga përdoruesit i firmosur në mënyrë digjitale nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

 

  1. Subjektet e interesuara i ruajnë të dhënat e mbledhura nga regjistri, jo më gjatë sesa koha e parashikuar në nenin 11, të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”.

 

  1. Regjistri aksesohet vetëm nga përdoruesit të subjekteve të interesuara.

 

III. LLOJI I TË DHËNAVE TË AKSESUESHME NGA PERDORUESIT E AUTORIZUAR NGA SUBJEKTET E INTERESUARA

 

  1. Subjektet e interesuara si më poshtë:

 

  1. a) Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave;

 

  1. b) Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm;

 

  1. c) Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar;

 

ç) Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit;

 

  1. d) Byroja Kombëtare e Hetimit;

 

  1. dh) Shërbimi Informativ i Shtetit;

 

kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, nëpërmjet përdoruesve të autorizuar prej tyre.

 

  1. Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave nëpërmjet përdoruesve të autorizuar ka akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, përveç të dhënave sipas pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”.

 

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në ushtrim të funksioneve të saj për mbledhjen e të ardhurave nëpërmjet personave të autorizuar, ka akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pa filtruar në të dhënat e regjistrit.

 

  1. Drejtoritë e taksave dhe të tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore dhe Drejtoria e Përgjithshme të Doganave, nëpërmjet përdoruesve të autorizuar prej tyre, kanë akses të plotë, të menjëhershëm dhe të pafiltruar në të dhënat e regjistrit, përveç të dhënave:

 

  1. a) sipas pikës 1, të nenit 8, të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”;

 

  1. b) sipas shkronjave “e”, “ë”, “f” dhe “g”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”.

 

  1. Subjektet e interesuara nuk kanë kufizime në numrin e personave që mund të autorizohen për të pasur akses në Regjistër, por kanë kufizime në kategorinë e punonjësve që mund të autorizojnë, më konkretisht:

 

  1. a) Për Drejtorinë e Përgjithshme të Parandalimit të Pastrimit të Parave dhe Shërbimin Informativ të Shtetit, përdoruesit e autorizuar trajtohen sipas pikës 6, të kreut II, të këtij vendimi;

 

  1. b) Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm dhe Byronë Kombëtare të Hetimit, përdoruesit e autorizuar janë vetëm prokurorët dhe punonjësit që sipas ligjit gëzojnë statusin e oficerit të policisë gjyqësore, pa përfshirë administratën;

 

  1. c) Për Inspektoratin i Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave përdoruesit e autorizuar janë vetëm inspektorët, të cilët janë përgjegjës për kontrollin e pasurisë, pa përfshirë administratën;

 

ç) Për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në ushtrim të funksioneve të saj për mbledhjen e të ardhurave, përdoruesit e autorizuar janë vetëm punonjësit sipas strukturës së miratuar, të cilët kanë në fushën e përgjegjësisë shtetërore mbledhjen e detyrimeve tatimore të papaguara, kontrollin e specializuar dhe hetimin tatimor, pa përfshirë administratën;

 

  1. d) Për Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, përdoruesit e autorizuar janë vetëm punonjësit sipas strukturës së miratuar, të cilët kanë në fushën e përgjegjësisë shtetërore mbledhjen e detyrimeve dhe hetimin doganor, pa përfshirë administratën;

 

  1. dh) Për drejtoritë e taksave dhe tarifave pranë njësive të vetëqeverisjes vendore, përdoruesit e autorizuar janë vetëm punonjësit sipas strukturës së miratuar, të cilët kanë në fushën e përgjegjësisë shtetërore mbledhjen e detyrimeve, pa përfshirë administratën;

 

  1. e) Për Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, përdoruesit e autorizuar janë vetëm punonjësit sipas strukturës së miratuar, të cilët kanë në fushën e përgjegjësisë shtetërore krimin ekonomik dhe financiar, financimin e terrorizmit dhe gjurmimin e aseteve.

 

  1. Nëse subjektet e interesuara konstatojnë se të dhënat e raportuara apo të mbajtura në Regjistër janë të pasakta apo të paplota, njoftojnë pa vonesë njësinë përgjegjëse për Regjistrin në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

 

  1. Institucionet financiare nuk raportojnë të dhëna për gjëndjen e llogarive bankare dhe përmbajtjen e kastave të sigurisë, me përjashtim të rasteve ku përcaktohet me vendim gjyqësor.

 

  1. Regjistri mundëson edhe kërkim historik në të dhënat e regjistrit të mbledhura sipas nenit 8, të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”.

 

  1. DISPOZITA KALIMTARE DHE TË FUNDIT

 

  1. Subjektet e interesuara njoftojnë Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve në rastet kur punonjësit e autorizuar për akses në këtë Regjistër pezullohen apo largohen nga detyra. Njoftimi bëhet brenda 24 orëve nga pezullimi apo largimi i punonjësit nga institucioni përkatës. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, menjëherë, por jo më vonë se 48 orë nga marrja e njoftimit, realizon bllokimin e kodeve hyrëse për punonjësit përkatës.

 

  1. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, apo çdo person tjetër i përfshirë në krijimin, mirëmbajtjen apo administrimin e Regjistrit, nuk mund të gjurmojnë apo prodhojnë raporte për aktivitetin e kërkimit dhe përdorimit të këtij Regjistri nga subjektet e interesuara të përcaktuara në pikën 10, të nenit 4, të ligjit nr.154/2020, “Për regjistrin qendror të llogarive bankare”, përveç rasteve kur një raport i tillë kërkohet nga vetë këto institucione.

 

  1. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
BKH Llogarite Bankare SPAK Vendimi

Nga e njëjta kategori

Autori i dyshuar, Sokrat Vata

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, reagon qeveria portugeze: Po ndjekim rastin, s’kemi ende informacion zyrtar

më shumë...

Situata me zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra ende aktive dhe dy nën monitorim

më shumë...

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës, momenti kur i riu përplaset me bordurën

më shumë...

U vra me thikë në Ksamil, ky është 20-vjeçari portugez

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:23

Studimi zbulon ushqimet që ndikojnë në humor,...

Autori i dyshuar, Sokrat Vata
10:22

Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, reagon qeveria...

9:54

“Negociatat me Iranin mund të rifillojnë”, Trump:...

9:50

Sa kafe është mirë për shëndetin?

9:33

Ish-ministri ukrainas bën thirrje për zgjedhje në...

9:22

Situata me zjarret në vend, Ministria e...

8:47

Izraeli: Katër militantë të Hamasit u vranë...

8:34

VIDEO/ Aksidenti me tre viktima në Durrës,...

8:25

Akuzohet për përdhunimin e një italianeje, arrestohet...

7:51

Kaloi 70 vite në burg, i shpëtoi...

7:23

Ministri i Jemenit: Huthitë synojnë kontrollin e...

7:07

U vra me thikë në Ksamil, ky...

6:55

Dielli nuk është armiku? Ja sa minuta...

6:34

Sekuestrohen mbi 3.3 ton kokainë në Spanjë...

6:08

Rusia dhe Koreja e Veriut synojnë “rend...

5:53

Përplasja e skafeve në Koman, 4 të...

5:41

Varreza masive në Zubin Potok, gjenden mbetje...

5:32

Itali/ U kap me pako kokaine në...

5:02

Putin: Sulmet me dronë të Ukrainës po...

4:57

Përplasja e skafeve në Koman, reagon policia:...

Më të klikuarat

  • “I kërkova të mbanin qetësi”, vrau turistin port...
  • Tragjike! Autobusi përplaset me kamionin, humbin jetën 23 pe...
  • Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes...
  • “Na çudite”, ndjekësit të surprizuar me ndryshim...
  • Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.