E premte, 2 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Trondit presidenti i Brazilit: Vaksina Pfizer mund t’i shndërrojë njerëzit në krokodila

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro ka tërhequr sërish vëmendje me deklaratat e tij. Këtë herë ai ka sulmuar vaksinën e prodhuar nga Pfizer-BioNTech, sipas të cilit, ka efekte anësore. Bolsonaro tronditi kur u shpreh se kjo vaksinë mund t’i kthejë njerëzit në krokodila.

 

Reklamë

“Në kontratën e Pfizer gjithçka është shumë e qartë: ne nuk jemi përgjegjës për ndonjë efekt anësor. Nëse shndërrohesh në një krokodil, është problemi yt. Nëse një gruaje i rritet mjekra ose nëse një burrë fillon të flasë me një zë të femrës, Pfizer nuk do t’ja dijë.”

 

Më herët Jair Bolsonaro e ka quajtur koronaivirusin një grip normal, ndërsa në korrik u infektua edhe vetë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë