E diel, 15 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Troket dimri në juglindje, Dardha e Voskopoja tani shijohen me deborë

Dëbora e parë e rënë në Juglindje, dhe në mënyrë të vecante në zonat turistike të Korcës, lajmeroi më në fund ardhjen e të ftohtit të vërtete ndonëse zyrtarisht nuk jemi ende në stinen e dimrit.

 

Reshjet e borëz zbardhen zonat e Voskopojës, Lekasit. Vithkuqit dhe Dardhës.

 

Reklamë

 

Pikërisht në zonën e Dardhës, tek Pika Bigëll në lartësinë 1640 metra është regjistruar edhe trashësia më e madhe këtë të premte, 10 cm.

 

 

Megjithatë pavarësisht uljes së ndjeshme të temperaturave dhe reshjeve të borës deri tani nuk lajmërohet asnjë rrugë e bllokuar në juglindje, përvec pamjes së bukur që këto zona turistike kanë marrë, një atraksion vërtet interesant edhe për të gjithë ata që duan të kalojnë një fundjave ndryshe me borën e parë.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë