Tritoli i vendosur në automjetin pranë Drejtoreshës së Shëndetit Publik në Shkodër u shpërthye me komandim nga forcat xheniere.

 

Policia njofton se automjeti në të cilin ishte vendosur lënda eksplozive ishte në pronësi të Drejtoreshës së Drejtorisë së Shëndetit Publik Suida Kuka.

 

Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak për një pako të dyshimtë që u konstatua në lagjen “Vojo Kushi”, Shkodër, në afërsi të një mjeti “Range Rover”, në pronësi të shtetases S. K., banuese në fshatin Demiraj, Malësi e Madhe, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Shëndetit Publik Shkodër, ju informojmë se:

Në vendin ku u konstatua pakoja e mbyllur erdhi njësia antieksploziv e RENEA-s, e cila bëri shpërthim të kontrolluar të pakos, brenda së cilës rezultoi se kishte lëndë eksplozive.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *