E hënë, 16 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Vendi

Tritol punishtes së sallamit, pronari i biznesit në Fushë-Krujë: Nuk kam konflikte

Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur gjatë natës në një punishte sallami në lagjen ‘Ish-grumbullimi’ të Fushë-Krujës.

Sasia e eksplozivit që është vendosur në rrethimin e jashtëm të ndërtesës dyshohet të jetë rreth 200 gram.

Punishtja është në pronësi të Dorjan Mirit, i cili në deklaratën në polici ka thënë se nuk ka konflikte me njeri.

Në momentin e shpërthimit në fabrikë nuk ndodhej njeri, dhe fatmirësisht nga ngjarja ka vetëm dëme materiale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë