Subscribe

Shpërthimi me tritol mbrëmjen e të hënës, i një automjetit që përdorej nga presidenti i ekipit të futbollit të Kamzës Naim Qarri, sipas policisë, ka si motiv borxhet e pashlyera. Kjo është pista kryesore që po hetohet nga agjentët, pas marrjes së dëshmive rreth shpërthimit në zonën e Bathores. Policia dyshon se disa borxhe të vjetra të pa kthyera mund të kenë çuar në shpërthimin me tritol, si një mesazh paralajmërues ndaj Naim Qarrit.

 

Në momentin e vendosjes së lëndës shpërthyese në makinën tip “Hammer”, automjeti ishte e parkuar pranë një lokali. Fillimisht autorët kanë thyer xhamin e pasëm të automjetit e më pas e kanë vendosur tritolin në sediljen e pasme. Ndërkohë, nuk është bërë ende e ditur sasi e eksplozivit të përdorur.

 

Burime të policisë bënë te ditur se Qarri ka pasur rreth 2 muaj më pare konflikte që lidhen edhe me biznesin e tij në fushën e ndërtimit. Por ai ka mohuar të ketë problem me ndonjë person. Naim Qarri prej disa kohësh drejton edhe ekipin e Kamzës, skuadër e cili këtë vit u ngjit në kategorinë superiore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *