E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Kronikë

Shpërthim në Tiranë, vihet tritoli banesës së nënës së divorcuar me dy fëmijë

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit të kësaj të shtune në zonën e Xhamllikut, në Tiranë.

Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse ishte vendosur në derën e një banese, në katin e parë të një pallati, në rrugën “Sadik Petrela”.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar, ndërsa ngjarja shkaktoi panik dhe frikë te banorët e zonës.

Në pyetje nga grupi hetimor është marrë edhe pronarja e banesës, e cila ka deklaruar se nuk ka dijeni se kush mund të jetë autori i ngjarjes.

Reklamë

Mësohet se gruaja është e divorcuar prej disa vitesh dhe jetonte në banesë së bashku me djalin dhe vajzën e saj.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 14.11.2026, rreth orës 02:50, në rrugën “Sadik Petrela”, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lënde plasëse e vendosur në derën e jashtme të apartamentit të shtetases A. M., 47 vjeçe.

Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.