E shtunë, 14 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 08:30 Në vijim ora 08:30: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tritol makinës në Krujë, pronari me precedent penal (Emri)

Një shpërthim tronditi mbrëmjen e kësaj të enjte Krujën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Zallë, ku në automjetin me pronësi të Lirim Talit është vendosur një sasi lënde plasëse, e cila ka dëmtuar pjesërisht mjetin.

Në momentin e shpërthimit makina ishte e parkuar pranë banesës së Talit.

Ndërkohë, sipas burimeve ende nuk dihen shkaqet, por Lirim Tali është person me precedent të mëparshëm penal në fushën e trafikimit të narkotikëve, dhe aktualisht ka masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë