E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:20 Në vijim ora 05:20: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tritol lokalit, plagosen 2 kalimtarë

Një shpërthim në një lokal ka lënë të plagosur dy persona që ishin kalimtare.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:10,  të ditës së dielë në lokalin e shtetasit L.D., në qytetin e Peshkopisë.

Policia raporton se si pasojë e këtij shpërthimi e janë dëmtuar lehtë dy kalimtarë të rastit, si dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet intensivisht për përcaktimin e shkakut të shpërthimit.

Më shumë video

Reklamë