Tritol derës së një banese në Shijak

Një incident me lëndë plasëse është shënuar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Ardhishtë të Shijakut. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G.
Sipas informacionit paraprak të policisë, porta e oborrit të banesës është dëmtuar, ndërsa dyshohet se shkak është bërë përdorimi i një lënde plasëse.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për dokumentimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 01:00, në fshatin Ardhishtë, Shijak, në oborrin e një banese të pabanuar, në pronësi të shtetasit S. G., është dëmtuar porta e oborrit të banesës, dyshohet nga lëndë plasëse.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.




