E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tritol bankomatit në Krujë, shpërthimi trondit zonën e Kalasë, nuk dihen autorët

Një bankomati në hyrje të rrugës së kalasë së Krujës i cili shërbente për turistët i është vënë tritoli.

Bankomati është hedhur në erë nga persona të paidentifikuar të cilët nuk dihet ende nëse kanë arritur të marrin sasinë e parave që ndodhej brenda tij.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate dhe personat dyshohet të jenë larguar me motor nga rruga dytësore poshtë kalasë.

Në ikje grabitësit kanë hedhur nëpër rrugë kunja artizanale që shpojnë gomat e mjeteve, në mënyrë për të bllokuar një ndërhyrje të shpejtë të policisë.

Reklamë

Ngjarja është denoncuar nga banorë të zonës, të cilët kanë thënë se janë trembur nga shpërthimi i fuqishëm.

Ndërkohë policia ka marrë pamjet nga kamerat e zonës për të rënë sa më parë në gjurmët e autorëve./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë