E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tritan Shehu: Rama kërkon të largojë Shqipërinë nga Evropa

Ish-ministri i Jashëm, Tritan Shehu reagoi pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama Michael Gahler, i cili kërkoi nga kreu i qeverisë që të plotësojë kushtet për anëtarësimin në BE dhe të mos përgojojë Bashkimin Evropian. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu deklaroi se Rama po kërkon të distancojë Shqipërinë nga Evropa me sjelljen e tij.

 

“Strategjia e Ramës është ta largojë Shqipërinë nga Europa e Perëndimi për të na degdisur larg demokracive, të cilat e kanë shpallur “Non grata”, pikërisht sepse ai ka shkelur rëndë ato parime të mëdha mbi të cilat mbështeten liritë, vlerat, progresi, dinjteti qytetar e njerëzor. Edhe sulmet e ofendimet e sotme ndaj Koordinatorit te PE me një gjuhë të patolerueshme e provokative, që janë në vazhdën e atyre ndaj përfaqësueseve të vendeve të BE, të SHBA e Brukselit vetë, të shoqëruara me qëndrime e pozicione të tij domethënëse politike, e konfirmojnë këtë!”

 

Reklamë

Sipas Tritan Shehut, 25 prilli do të jetë shpëtimi për shqiptarët, për të rinvendosur në shina demokracinë, lirinë dhe zhvillimin evropian.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë