Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu kërkoi sqarime nga kryeministri Edi Rama për vaksinat që sipas tij, u premtuan të vijnë në fund të janarit. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu tha se të gjithë kanë të drejtë të dinë ku qëndron problemi që vaksinat nuk po vijnë.

 

“Janari po mbaron! Ku janë vaksinat Covid që na kishte thënë Rama se do të vinin javën e dytë ose të tretë?! Ashtu siç u trumbetuan “premtimet” apo ardhja e aty 480 vaksinave “kontrabandë”, ashtu dhe tashi duhet transparencë, përse nuk po arrin edhe kjo sasi minimale, që na ishte konfirmuar nga Rama për muajin janar! Ky është një rregull absolut në të gjithë botën e civilizuar e demokratike. Çështje është mos përgatitja nga ne a diçka tjetër? Që sidoqoftë duhet thënë. Publiku ka nevojë të informohet, jo vetëm errësirë! Publikut duhet t’i bëhet i ditur i gjithë kalendari i vaksinimit, minimalisht deri në fund të vitit 2021.”

 

Këtë të martë kryeministri Edi Rama deklaroi se shumë shpejt mund të japë një lajm të mirë, duke ju referuar këtu negociatave me AstraZenecën për sigurimin e vaksinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *