E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Tritan Shehu: Gjirokastra e paralizuar, vetëm një mjet pastrues, turp!

Deputeti i PD, Tritan Shehu deklaroi se Qarku i Gjirokastrës është drejt paralizimit të plotë nga reshjet e dëborës.

 

Në një postim në “Facebook”, Shehu akuzoi shtabin e emergjencës dhe policinë e nuk kanë marrë asnjë masë.

 

Reklamë

Sipas tij rruga nacionale nga Memaliaj në Qafë Muzinë është pothuajse e pakomunikueshme, ndërsa theksoi se 30 fshatra janë bllokuar.

 

“Qarku i Gjirokastres drejt i bllokimit e paralizimit te plote. Strukturat shteterore pergjegjese jane inekzistente! Shtabi i emergjences as qe degjohet apo ndjehet! Policia nuk ben asnje komunikim, njoftim apo paralajmerim per qytetaret e udhetaret. Rruga nacinale nga Memaliaj ne Qafe Muzine pothuajse e pa komunikueshme, me nje nivel te bores prej reth 35 cm. Po keshtu dhe drejtimi per Permet. Per komedi vetem nje mjet i vogel pastrues duket diku, ndersa situata kerkon reagime e masa energjike. 30 grupe te tera fshatrash si Zagorise, Lopesi, Kurveleshit, Pogonit, Frasherit etj, jane te bllokuara dhe askush nuk interesohet. As edhe nje mase apo keshille per blegtorine e ketij Qarku, e cila po kalon momente shume te veshtira. Dhe bora po vazhdon te bjere, ndersa mungojne krejtesisht reagimet perkatese stabilizuese. Po kush t’i realizoje keto, nje Qeverisje ne shkermoqe si kjo…!?”

Vazhdo të lexosh

Reklamë