E mërkurë, 30 Shtator 2026 Film TV deri në 22:30 Në vijim ora 22:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kulturë

Tritan Kalo shpallet “Qytetar Nderi” i Elbasanit

Në kohën kur më shumë se kurrë mjekët janë heronjtë tanë në luftë me virusin dhe në përpjekje për të shpëtuar jetë, Këshilli Bashkiak i Elbasanit i dha titullin “Qytetar Nderi” mjekut të mirënjohur Tritan Kalo.

 

Reklamë

Me mbi 38 vite eksperiencë si specialist i sëmundjeve infektive, Tritan Kalo njihet për vetësakrifikimin dhe përkushtimin e pakrahasueshëm për shpëtimin e jetëve njerëzore. Këshilli Bashkiak vlerësoi njëzëri figurën e mjekut.

 

Këshilltarët ranë dakord që të nderojnë edhe figura të tjera të mjekësisë, të bluzave të bardha që sot po japin jetën për të shpëtuar qytetarët.

 

Madje kishte edhe këshilltarë që ndanë eksperiencën e tyre në luftë me COVID-19, duke vlerësuar mbështetjen dhe ndihmën e madhe që iu kanë dhënë mjekët.

Vazhdo të lexosh

Reklamë