Këtë dhjetor që sjell me vete perdiudhën më të bukur të vitit, të gjithë me sytë nga Tring, sepse po vjen dhurata më e bukur.
Nga 1 dhjetori – 5 janar, si një traditë tashmë e përvitshme, Tring Family shndërrohet në TRING FESTA, kanalin ekskluziv me katalogun më të madh e gjithëpërfshirës të filmave festivë.
24 orë, çdo ditë të javës filma të dedikuar, 1 premierë çdo mbrëmje, për 5 javë të mbushura me emocione dhe gëzim, sepse pa filma nuk ka festa. Ose të paktën, të përsosura nuk janë.
Nga premierat e shumëpritura të sezonit, te klasikët e kinemasë së fundvitit, të filmat e shndërruar në hite, te komeditë ikonike e deri tek animacioni tematik, Tring Festa i sjell të gjitha për të kënaqur shijet e çdo shikuesi, edhe për ata që dhjetori i gjen si Grinç.
Koleksioni absolutisht më i larmishëm me tituj dhe personazhet e shndërruar në imazhe ikonike, 24 orë në ditë, në një kanal të vetëm, sepse për një film me tematikë festive, është gjithmonë koha e duhur. Dhe pa ta, festat mund të ishin të ëmbla, por jo të kripura sa duhet.
Më të mirat e katalogut festiv, edhe në një kategori të dedikuar në video on demand, të disponueshëm në çdo kohë dhe kudo që ndodheni, për një përvojë “sipas dëshirës”.
Kjo parantezë e magjisë që do të dhurojë nga 1 Dhjetori kanali TRING FESTA nuk mundet kurrsesi ta përshkruajë atë të plotë, pasi kjo është një eksperiencë që ndodh një herë në vit dhe si e tillë duhet përjetuar.





