Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
08 August 2026
Vizion fokus

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon Mitropoliti Anastas:...

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin, një i...

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e Korçës, dyshohet...

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin marshimin drejt...

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja: Ishte i...

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit...

“Triathlon” sot në Tiranë! Rrugët ku do të kufizohet qarkullimi i automjeteve, si devijojnë linjat urbane

21 Shtator 08:31

Tirana do të jetë mikpritëse e “Triathlonit” këtë të dielë, një garë që bashkon tri sporte në një event të vetëm: not, çiklizëm dhe vrapim. Qindra sportistë, profesionistë dhe jo vetëm, do të marrin pjesë dhe do të kalojnë nëpër një rrugë të caktuar nga Bashkia e Tiranës.

Starti i garës do të jetë pranë Parkut Helen, afër liqenit të Farkës, ndërsa më pas gara do të vijojë në disa rrugë të ndryshme në qytet. Për të siguruar rrjedhshmërinë dhe sigurinë gjatë ngjarjes, Policia Bashkiake dhe Policia e Shtetit kanë marrë masa për organizimin e trafikut dhe lëvizjes së automjeteve.

Një nga masat kryesore është edhe ndalimi i qarkullimit në rrugët ku zhvillohet gara, nga ora 08:00 deri në 13:00 të së dielës.

Rrugët që do të bllokohen për këtë periudhë përfshijnë zonën përreth liqenit të Farkës, disa pjesë të Shkozës, bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe “Bajram Curri” deri tek Pallati me Shigjeta.

Në veçanti, bllokimi do të ndodhë në këto rrugë:

Rruga e “Tuneleve” (nga kryqëzimi me “Daxhi” deri te kryqëzimi te rruga “Panorama e Liqenit”)

Rruga “Daxhi” (nga kryqëzimi “Shaqir Palushi” deri tek kryqëzimi me rrugën e “Vrapëve”)

Rruga “Diga e Liqenit” (nga “Panorama e Liqenit” deri tek kryqëzimi me “Daxhi”)

Rruga “Panorama e Liqenit” (nga “Tuneleve” deri te “Diga e Liqenit”)

Rruga interurbane kryesore (TEG – Ura Shkozë)

Bulevardet “Zhan D’Ark”, “Gjergj Fishta” dhe segmenti i bulevardit “Bajram Curri” nga Ura e Shkozës deri te Pallati me Shigjeta

Gjithashtu, disa linja urbane të transportit publik do të devijojnë ose pezullohen përkohësisht gjatë kohës së garës:

-Linjat “Ish Kombinati i Autotraktorëve-Qendër”, “Materniteti i Ri-Qendër-Ish Fusha e Aviacionit” dhe “Unaza” do të pezullohen deri në përfundim të eventit.

-Linjat e tjera do të kalojnë përmes rrugëve alternative, si për shembull “Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” dhe “Kodra e Diellit 2-Kristal-Qendër-Stacioni i Trenit-Allias” që do të kalojnë përmes Sheshit “Uilson” ose Qendrës.

-Ndërkaq, linja “TEG-Sauk i Vjetër-Kopshti Zoologjik-Ish Stacioni i Trenit” do të devijojë në Sheshin “Uilson”.

-Linjat “Ish Stacioni i Trenit-Qendër-Sauk i Ri/Sauk i Vjetër/Sanatorium-TEG” dhe “Tirana e Re” do të kalojnë përmes rrethrrotullimeve përkatëse. Pavarësisht këtyre kufizimeve, automjetet e emergjencës dhe ato të Policisë së Shtetit do të kenë lirinë e lëvizjes në të gjithë zonat ku zhvillohet gara, pa pengesa.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Tirane Triathlon

Nga e njëjta kategori

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

më shumë...

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis marshimi në rrugë

më shumë...

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin e zjarrvënies së qëllimshme

më shumë...

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:43

Aksident i trefishtë në Gjirokastër

9:40

Përfundon dita e 70-të e protestës, nis...

9:29

Lamallari në Krujë: Policia ka arrestuar autorin...

9:17

Irani vendos kushte për rihapjen e Hormuzit

8:51

Vrasja e 20 vjeçarit në Korçë, reagon...

8:24

Aksident në aksin Elbasan-Librazhd, makina përplas motorin,...

8:13

Vrasja e 20-vjeçarit, RENEA rrethon varrezat e...

7:59

Dita e 70-të e protestës, qytetarët nisin...

7:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, flet banorja:...

7:20

Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori...

7:11

Vrasja në Korçë, FNSH rrethon zonën ku...

6:46

Zjarri në Mallakstër, flakët rrezikojnë banesat në...

6:34

Vrasja e 20-vjeçarit në Korçë, policia jep...

6:17

Vrasja në Korçë/ Autori dhe viktima ishin...

5:55

Aroma e shtëpisë tregon më shumë nga...

5:49

Vrasja në Korçë, autori dhe viktima njiheshin!...

5:29

Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë!...

5:18

DETAJE nga vrasja në Korçë! Autori e...

5:06

EMRI/ Tronditet Korça, vritet me kallashnikov 20-vjeçari

4:55

Kërcet kallashnikovi në Korçë, një i vrarë

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrau shokun në pritë! Ky është ekzekutori i 20-vjeçarit në K...
  • EMRAT/ Bajri zihet me shokun e burgut, ja kush janë të dënua...
  • Ukraina nuk e njeh shtetin e Kosovës, Zelensky: Qendrimi jon...
  • Ky është 20-vjeçari i ekzekutuar në Korçë! Autori i zuri pri...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.