E enjte, 8 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Tri akuza për vrasësin e policit, Azgan Mërnica qëlloi me armë efektivin Novruz Cenaliaj pas një konflikti

Prokuroria e Fierit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim autorin e vrasjes së efektivit të forcave “Shqiponja”, Novruz Cenaliaj, në maj të vitit 2024 në qytetin e Fierit.

Autori i krimit, Azgan Mërnica, do të përballet në gjyq me akuzat e “Vrasjes së punonjësve të policisë”, “mbajtje e prodhim armësh dhe municionesh” dhe “drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.

Reklamë

Sipas organit të akuzës, mesditën e 13 majit të vitit të kaluar, Azgan Mërnica ka vrarë me armë zjarri efektivin e policisë, në kohën kur ky i fundit ishte në krye të detyrës dhe mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja”.

Konflikti mes viktimës dhe autorit ka nisur për shkak se ky i fundit, teksa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për qytetarët.

Reklamë

Viktima i ka bërë me shenjë të riut për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur me çantën ku kishte armën e zjarrit.

Pas kësaj i është afruar dhe ka qëlluar drejt fytyrës së efektivit, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Pas krimit Azgan Mërnica shkoi në banesën e dajës së tij, ku la makinën dhe u largua për t’u fshehur në pyll. Ai u dorëzua vetëm dy ditë më pas dhe para policisë nuk shfaqi asnjë pendesë për ekzekutimin me plumb në kokë të efektivit.

Kjo shihet edhe momentin kur Cenaliaj futet në makinë duke qeshur, dhe i pashqetësuar për krimin e rëndë që kishte kryer, duke i prerë jetën në mes një të riu./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë