E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Treni del nga shinat/ Humbin jetën disa persona në Hungari

Një tren ka dalë nga shinat pas goditjes së një automjeti në jug të Hungarisë të martën, 5 prill, duke lënë të vdekur dhe të plagosur disa persona, ka thënë policia.

 

Ky aksident ka ndodhur pak para orës 07:00 të mëngjesit në qytezën Mindsent. Policia ka thënë se një furgon ka kaluar mbi binarë dhe është bllokuar më pas nga treni, i cili ka dalë nga binarët nga fuqia e përplasjes.

 

Reklamë

Autoriteti shtetëror i hekurudhave në Hungari, ka thënë përmes një deklarate se të gjithë personat e vdekur kanë qenë duke udhëtuar në furgon.

 

Në deklaratë është thënë se 22 pasagjerë kanë qenë në tren në kohën e përplasjes. Dy njerëz janë lënduar rëndë dhe tetë të tjerë kanë plagë të lehta.

 

Sipas raportimeve të pakonfirmuara nga faqja lokale e lajmeve, delmagyar.hu, shtatë njerëz kanë vdekur./R.E.L

Vazhdo të lexosh

Reklamë