Nuk plotëson asnjë kusht dhe standard të higjenës dhe kushteve të tregtimit, megjithatë ende produktet ushqimore dhe jo vetëm shiten në tregun e Orizit në Vlorë.
Tregtarët shprehen të pakënaqur me kushtet në të cilat ata tregtojnë mallrat. Më shqetësues është fakti që frutat dhe perimet ekspozohen në trotuar.
Prej më shumë se 20 vitesh, thonë tregtarët, në këtë treg nuk ka patur asnjëherë një investim të mirëfilltë.
“Unë kam 20 vjet, joo asnjë investim, ja shikoje vetë.”
“Unë kam që në 97’-ën, ja sic e shikoni vet, asnjë investim.”
Në ditët me reshje thonë se mbulohen me jorgan.
“Ja mbulojmë kokën me jorgan hedhim ndonjë plasmas.”
“Asnjë gjë ja do ishin rregulluar këto nuk u rregulluan, s’na i rregulluan po rrimë presim.”
Për tregjet, nuk ka ende asnjë buxhet të përcaktuar për restaurimin, ndaj qytetarët dhe tregtarët kërkojnë më shumë vëmendje ndaj sigurisë ushqimore.
Gjatë pandemisë, me një vendim të prefektit të qarkut të Vlorës, Tregu i Orizit u mbyll me pretendimin e ndryshimit të kushteve si pasojë e mungesës së kushteve higjieno sanitare dhe kushteve të tregëtimit.
Më pas, ai u rihap pa asnjë ndërhyrje në infrastrukturë.