E shtunë, 3 Tetor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tregtonin armë e drogë nga Shqipëria në Itali, pranga 20 personave

Të paktën 20 persona janë vënë në prangat e policisë italiane pasi dyshohet se janë pjesë e një grupi criminal.

 

Reklamë

Sipas mediave italiane të arrestuarit dyshohen të jenë të përfshirë në trafikun e armëve dhe drogës nga Shqipëria në drejtim të Italisë.

 

Ta ndaluarit janë të gjithë rezidentë në zonën e Barit, ndërsa autoritetet vijojnë kontrolle të imtësishme për të ekzekutuar bllokimin e aseteve të këtij grupi, i cili konsiderohet me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

 

Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me identitetin dhe kombësinë e të arrestuarve si pjestarë të këtij grupi kriminal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë