Subscribe

Robert Maliqi prej 13 vitesh ka një aktivitet biznesi, një pike tregtimi shumice tapetesh, si dhe dy dyqane pakice. Biznesi i tij ka njohur rritje ne mënyre graduale, por tashme ai thotë se ka ardhur nje moment qe ka vene ne pikëpyetje aktivitetin. Shkak është bere rritja e taksave nga bashkia. Një prej tarifave të shtrenjtuara, sipas Maliqit, është ajo e pastrimit. Ketë vit bashkia ka parashikuar një tarifë edhe per infrastrukturën arsimore. Por tregtari thotë se ndonëse qëllimi është pozitiv, kjo nuk është koha per taksa te reja. Ne total, Robert Maliqi ka bere një llogari se sa detyrime duhet t’i paguaje sot shtetit. Është një shumë, te cilën e konsideron një barre përtej parashikimeve. Këto ndryshime kanë nxjerre edhe shumë biznesmenë të tjerë të vegjël, të cilët i kërkojnë Bashkisë të ule taksat, pasi nuk mbështeten ne realitetin e tregut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *