Vogëlushja u plagos rëndë pasi rusët bombarduan pallatin ku ajo jetonte në Mariupol.

 

Mediat ndërkombëtare kanë bërë publike disa imazhe të rënda, ku shihet vajzat në ambulancë ndërsa mjekët tentojnë t’i shpëtojnë jetën, por muk ka dolën. Jashtë qëndron një grua me duart e mbuluara me gjak duke mbajtur në duar këpucët dhe shallin ngjyrë rozë të 6-vjeçares.

 

Sipas Daily Mail, në një imazh tjetër është fotografuar babai i saj duke i mbajtur dorën vajzës shtrirë në ambulancë, teksa qan mbi trupin e saj të pajetë.

 

Gjatë përpjekjes për të shpëtuar 6-vjeçaren, një mjek raportohet se iu drejtua fotografit të AP duke i thënë: “Tregojani këtë Putinit: Sytë e këtij fëmije dhe mjekët që qajnë”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *