E martë, 15 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: Hakmarrja e Trëndafilit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Treg i përbashkët rajonal

Zhvillimi ekonomik i rajonit të Ballkanit Perëndimor kalon jo vetëm përmes reformave institucionale dhe forcimit të kapaciteteve financiare, por edhe me mbështetjen e Bashkimit Europian.

 

Ministri i Financave Ahmetaj tha se Procesi i Berlinit mbetet në thelb të zhvillimit të rajonit.

 

 “Nëse vendet e Ballkanit do investonin së bashku të gjitha kapacitetet e tyre në përmirësimin e rrjetit të kolektivitetit, do duheshin 80 vite, ose do e çonte borxhin publik në 180%, çka është e pamundur”

 

Ekonomia dhe zhvillimi i saj mbetet faktor i rëndësishëm edhe në procesin e integrimit evropian. Presidenti i Republikës Ilir Meta apelon bashkëpunim mes vendeve të rajonit, me qëllim rritjen ekonomike.

 

 “Krijimit të një tregu të përbashkët rajonal në sektorin energjetik duke ndihmuar në konsolidimin e këtij sektori, diversifikimin e burimeve të tij dhe duke garantuar dhe përforcuar sigurinë energjetike të rajonit. Hartimit sa më parë të “një pakete të përbashkët” projektesh strategjike për të gjithë rajonin. Rrugëtimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian nuk mund të jetë kurrsesi një proçes i mëvetëm dhe i shkëputur nga rrugëtimi i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor”

 

Në forumin për zhvillimet ekonomike rajonale, Presidenti Meta tha se pavarësisht reformave të ndërmarra në më shumë se dy dekada, produktiviteti në ekonomitë e vendeve të rajonit vazhdon të mbetet relativisht i ulët.

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video