Subscribe

Tre zjarre në zona të ndryshme të Patosit janë regjistruar këtë të mërkurë, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Zjarri i fundit u aktivizua gjatë paradites duke djegur një sipërfaqe tokë bujqësore dhe ullishte në fshatin Zharrëz të bashkisë patos. Zjarri i rënë në një zonë afër puseve të naftës ka djegur dhjetë rrënjë ullinj dhe një sipërfaqe me shkurre ndërsa ka rrezikuar një serë bujqësore i dhe disa cisterna të kompanisë së naftës.

Fillimisht fermerët janë përpjekur me mjete rrethanore për të shuar flakët e zjarrit ndërkohë që në ndihmë të tyre mbërritën edhe forcat zjarrfikëse të patosit.

Më herët një tjetër zjarr ka rënë në Marinzë, afër zonave naftëmbajtëse Patos- Marinez. Në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikës, të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Ndërkohë gjatë natës një thertore në patos është përfshirë nga flakët. Sipas policisë dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Nga flakët është përfshirë edhe një magazinë që ndodhej aty pranë, ku u dogjën disa dengje me bar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *