E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tre vjedhje për tre ditë, në pranga 37-vjeçari në Sarandë

Një 37-vjeçar ka rënë në pranga nga policia e Sarandës këtë të premte.

Ai dyshohet për tre vjedhje. Sipas njoftimit zyrtar, 37-vjeçari ka vjedhur një çantë krahu, disa produkte në një supermarket dhe 2 celularë.

Njoftimi i plotë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjes, si dhe për vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në hetimet e kryera dhe provat e siguruara, vunë në pranga shtetasin:

Reklamë
  1. Z., 37 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore, dyshohet se ky shtetas, më datë 31.10.2024, në rrugën “Abedin Dino”, ka vjedhur një çantë krahu nga automjeti i shtetasit S. M., ndërsa më datë 30.10.2024, në të njëjtën rrugë, ka vjedhur 2 celularë nga automjeti i shtetasit A. Sh. Gjithashtu, dyshohet se më datë 29.10.2024, ka vjedhur disa produkte në një supermarket në lagjen nr. 4.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë