E shtunë, 14 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Rusi

Tre persona kanë ndërruar jetë nga zjarri që shpërtheu mbrëmjen e së premtes në një spital në qytetin Zelendodolsk, rreth 650 km në lindje të Moskës.

Nga përfshirja e flakëve kanë mbetur të plagosur edhe tre persona të tjerë, ndërsa janë evakuuar nga ndërtesa 88 pacientë dhe personel mjekësor.

Një ngjaje e rëndë u regjistrua disa javë më parë në Shën Petersburg, ku 6 pacientë gjetën vdekjen nga shpërthimi i zjarrit për shkak të një defekti në respirator.

Vazhdo të lexosh

Reklamë