E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tre të vdekur nga protestat në Venezuelë

 

Të paktën tre persona janë vrarë nga përleshjet mes policisë dhe protestuesve në Venezuelë, njëri në periferi të kryeqytetit Caracas dhe dy të tjerë në qytetin verior të Valencias, ndërsa më shumë se 300 të tjerë se u arrestuan, sipas BBC.

 

Miliona venezuelianë janë bashkuar në një protestë të përgjithshme të thirrur nga opozita, ndërsa presioni ndaj presidentit Nicolás Maduro për të anuluar zgjedhjet për një asamble të re, sa vjen dhe rritet. Nga ana e tij Presidenti Maduro tha se protesta ishte minimale dhe se liderët e saj do të arrestoheshin. Protestuesit bllokuan rrugët në kryeqytetin Caracas dhe qytete të tjera, me mbeturina dhe mobile.

Reklamë

 

Opozita tha se 85% e vendit iu bashkuan protestës të thirrur prej saj. Në disa qytete, policia përdori gaz lotsjellës ndërsa u përleshën me protestuesit. Që nga prilli, kur protestat e opozitës janë intensifikuar, pothuajse 100 vetë kanë vdekur në të gjithë vendin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë