E martë, 22 Shtator 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tre të vdekur në tre aksidente, dy persona të tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital

Tre aksidente me pasojë vdekjen ndodhën këtë enjte.

Në mesditë, në unazën lindore, 26 vjeçari Lorenc Kaçi humbi kontrollin e motomjetit që drejtonte duke u përplasur me bordurën anësore.

Për pasojë, i riu humbi jetën në vendngjarje.

Në të njëjtën orë, pranë fshatit Borsh, një automjet në të cilin udhëtonin tre persona, doli nga rruga duke përfunduar në një kanal anësor.

Reklamë

Nga përplasja e fortë, humbi jetën Eduard Maçi 56 vjeç, ndërsa dy personat e tjerë ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Më herët gjatë ditës një tjetër aksident u shënua në aksin Plepa-Kavajë.

Një këmbësore, rreth moshës 50 vjeç, tentoi të kalonte trafikndarësen, por u përplas nga një makinë, duke humbur jetën. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë