Lifestyle
Parashikimi i motit për ditën e martë

Ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira të cilat gradualisht do të vijnë në shpërbërje.
Reshjet e shiu me intensitet të ulët priten të jenë prezente deri në orët e mëngjesit, të cilat pas orëve të mëngjesit gradualisht do të lokalizohen në veri të vendit deri në orët e mbrëmjes.
Temperaturat maksimale parashikohet të arrijnë deri në 21 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 6 gradë celcius.
Era parashikohet të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 6m/s, e cila hera-herës pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore të vendit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




