Subscribe

Jetët e tre te rinjve shqiptare nga Kosova u pre ne mes, si pasoje e sulmit terrorist te ndodhur diten e premte ne nje qender tregtare ne Mynih te Gjermanisë. Ata jane Armela Segashi, Sabina Sula dhe Dijamant Zabërgja.

Nje tjeter shqiptar nga Kosova, 14-vjeçari Benet Adilji mbeti i plagosur nga ky sulm, por pas mjekimit ne spital ndodhet jashtë rrezikut per jeten. Tre viktimat nuk arritën t’u mbijetojnë plagëve te shkaktuara nga arma me te cilin i qëlloi vrasësi 18-vjeçar. Dijamant Zabërgja ishte 21 vjeç, Armela Segashi 14, ndersa mosha e Sabina Sulajt nuk behet e ditur. Dy vajzat shoqe mes tyre kane qene bashke ne momentin kur ndodhi sulmi. Lajmin per vdekjen e tre shqiptareve e dhane fillimisht te aferm te tyre neper rrjetet sociale dhe me pas e konfirmoi edhe ministria e Jashtme e Kosoves. Ne nje postim ne Facebook i ati i Dijamantit shkroi se biri i tij u vra nga dora terroriste. Me foton e djalit dhe nje tufe lule ne duar, Naim Zabergja ndodhej kete te shtune ne vendin ku ndodhi tragjedia. Mes dhimbjes ai rrefeu ankthin qe po kalon familja pas kesaj humbjeje tragjike.

Naim Zabergja: Ai ishte së bashku me shokun e tij. Mua më lajmëroi shoku dhe me tha se kishin marre dicka per ta pire se bashku. Sulmuesi ishte vetëm disa metra larg tyre kur qelloi me armë. Shoku i tij arriti të largohej, por djali im jo. Ai u vra aty. Po jetoj në një makth. Nuk mund ta besoj atë që ka ndodhur. E gjitha familja nuk po e beson dot.

Presidenti Hashim Thaçi shprehu ngushëllimet per viktimat dhe shpalli te dielen dite zie kombëtare ne Kosovë, per te nderuar kujtimin e tyre. Mesazhe ngushëllimi u përcollën familjareve te tre te rinjve edhe lideret politike te Kosoves.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *