E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 18 minuta më parë
Politikë

Tre shqiptarë në parlamentin serb/ “Lugina e Preshevës” arrin rezultat historik

3 shqiptarë të Luginës së Preshevës do të ulen në parlamentin e Serbisë. Koalicioni alternativa demokratike shqiptare ia ka dalë të sigurojë 3 deputetë në zgjedhjet e 21 qershorit.

Kryesuesi i listës së bashkuar, shaip kamberi me anë të një postimi në facebook tha se fitorja ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me tiranën dhe përkrahjes së prishtinës.

“Tre mandate për deputet të siguruara tashmë nga “Lugina e Bashkuar”, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjen e Prishtinës.

Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët”, ka thënë Kamberi. 

Kjo është hera e parë që shqiptarët në luginën e Preshevës morën pjesë në zgjedhjet e përgjithshme të serbisë si një koalicion i vetëm.

Vazhdo të lexosh

Reklamë