Një histori e denjë për tu bërë film. Kështu mund të konsiderohet tentativa e një grupi shqiptarë për të grabitur një banesë e cila ishte kthyer në laborator drogë në Londër.

Bëhet fjalë për grupin “Hellbanianz”, I njohur për veprimtarine kriminale sidomos në fushën e grabitjeve dhe drogës në lagjen Barking të kryeqytetit anglez.

Në pranga ranë shtetasit shqiptare Azen Dajci 26 vjec, Ardi Sheta 18 vjec dhe Fatjon Kuci 27 vjec.

Mediat angleze raportojne se Azen Dajci duhet të jetë në rolin e drejtuesve të grupit pasi dikton ndaj të tjereve falë edhe një super makine që disponon, një mercedez ngjyrë floriri me targa HEII BOZ.

Shqiptarët ishin armatosur ne postolete dhe hanxhare teksa kishin tentuar të vidhnin një banesë në Londër, e cila I përkiste disa shtetasve rumun, edhe ata keqbërës që e kishin kthyer banesën në një laborator droge. Vec mercedezit, anëtarët e bandës lëviznin edhe me një Peugeot dhe një BMW. Pas ndekjes ata u arrestuan me armë, hanxhare dhe kanabis e tani duhet të përgjigjen për disa krime.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *