Subscribe

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj deklaroi pas seancës së sotme parlamentare se me djegien e raundit të tretë pa kandidatë humbën rastin për një predident mbi palët.

 

Ai u shpreh se u pa me zë dhe figurë që PS e pranoi marrëveshjen e propozuar prej tij por më pas Rama u tërhoq nga ujdia e arritur në konferencën e kryetarëve. Alibeaj theksoi se Rama u tërhoq nga pakti siç bën gjithmonë.

 

“Në momentin kur ne ofruan rregullat që u pranuan, u pa qartë që nga ana e Ramës ndodhi ajo që ai di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet. Për shkak të ndryshimeve famëzeza të 2008 Presidenti zgjidhet me 71 vota. Humbëm një rast për t’i dhënë Shqipërisë një institucion që do duhet të kishte legjitimitetin e palëve, që më vonë të ishte i tillë që sa herë të kishte sfida, të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës”, u shpreh Alibeaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *