Prej dy ditësh Britania e Madhe ëhstë përfshirë nga stuhia “Gerrit” e cila ka krijuar probleme në telekomunikacion.

Mediat britanike raportojnë për tre persona të vdekur për shkak të stuhisë së fuqishme e cila ka sjellë erëra të forta dhe reshje të dendura shiu dhe bore.

Mediat raportotojnë se shërbimet e sigurisë kanë qenë në kërkim që prej mesditës për mjetin që u zhyt në lumin Esk, pranë qytetit Glaisdale. Pak pas orës 16.00, zjarrfikësit e lokalizuan në lumë.

“Fatkeqësisht tre personat meshkuj kanë vdekur,” tha Policia e Yorkshire-it të Veriut.

Një burrë tjetër që u përpoq t’i ndihmonte u nxorr i padëmtuar dhe është mirë. Autoritetet paralajmëruan se kushtet e motit në zonë “e bëjnë trafikun rrugor të rrezikshëm”.

Shumë zona, veçanërisht në Skoci dhe në veri të Anglisë, po goditen nga stuhia Gerrit që nga e mërkura, duke sjellë borë, erëra të forta dhe shi.

Shpërthime të erës deri në 136 kilometra në orë u regjistruan në Aberdeen të Skocisë.

Gjatë natës të së mërkurës, tornadot dëmtuan rreth 100 shtëpi pranë Mançesterit, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Mijëra shtëpi kanë mbetur pa energji këtë pasdite në Skoci. Shumë rrugë treni dhe avionësh u anuluan.

Përveç kësaj, shumë drejtues mjetesh mbetën të bllokuar në automjetet e tyre për orë të tëra për shkak të borës ose pemëve që ranë në rrugë.

Më në jug, shërbimet e trageteve midis Doverit dhe Francës u vonuan për shkak të erërave të forta në kanalin anglez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *