E shtunë, 14 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Tre persona të tjerë humbin jetën gjatë 24 orëve të fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar 99 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në vend, ndërsa kanë humbur jetën 3 pacientë.


Bëhet fjalë për një 44-vjeçare nga Tirana, e cila ishte prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit. Po ashtu, nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Këtë të enjte janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në total numrin e pacientëve të shëruar në 2137.

Aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Më shumë video

Reklamë